1

17. Procedura për Finalizimin e Fazës I-rë dhe II-të të PBA 2026-2028

Drejtoria e Financave Vendore

Last Update 1 个月前

I nderuar Sekretar i GMS.

Pas përfundimit të miratimit të të gjitha moduleve të procesit të PBA, që janë:


  • Parashikimi i të Ardhurave
  • DPP 1-3
  • PSHP 1-7
  • NJVQV 1-5


Sekretari i GMS duhet të ndjekë këto udhëzime për të siguruar finalizimin e miratimeve:

 1. Miratimi nga Kordinatori i GMS:

Kordinatori i GMS duhet të hyjë në SMBV dhe në Panelin e NJVQV të klikojë mbi “Miratimi nga Kordinatori i GMS” për të miratuar Projekt Dokumentin e PBA 2026-2028 dhe për ta percjellë atë në GMS.

 2. Miratimi nga Kryetari i GMS:

Kryetari i GMS duhet të hyjë në SMBV dhe në Panelin e NJVQV të klikojë mbi “Miratimi i GMS” për të finalizuar miratimin e Projekt Dokumentit të PBA.

Pas miratimit të këtyre dy hapave të fundit:


  • Kutitë e miratimit në diagramën e NJVQV do të ngjyrosen jeshile për të treguar që hapat përkatës janë miratuar.
  • Miratimi nga Kryetari i GMS do të heqë mbishkrimin “DRAFT” nga Raportet e PBA, duke bërë raportet përfundimtare gati për t’u shkarkuar.
  • Në Panelin e NJVQV aktivizohet një mini-panel për ngarkimin dhe dërgimin në DFV/MF të kopjes elektronike te Projekt Dokumentit të PBA 2026-2028 (Fazën e I) dhe Dokumentit të Rishikuar të PBA 2026-2028 (Fazën II).




 3. Shkarkimi i Raporteve përfundimtare:

Sekretari i GMS mund të shkarkojë raportet përfundimtare nga menuja “Raportet e PBA” ose duke përdorur komandën “Shkarko Tabelat e PBA” që shfaqet në Panelin e NJVQV, mbi diagramën e miratimeve.

Butoni “Sharko Tabelat e PBA” gjeneron të gjitha Raportet PBA1-9 nga fillimi në fund për çdo program, në një dokument të vetëm, të cilin do t'ja bashkangjitni Projekt Dokumentit të PBA 2026-2028 (Shtojca 2) në Fazën e I-rë dhe Dokumentin e Rishikuar të PBA 2026-2028 në Fazën II. Kur ta klikoni, duhet te prisni për rreth 1 minutë sa të gjenerohet raporti.

 4. Ngarkimi dhe Dërgimi i Dokumentacionit në DFV/MF:

Pas finalizimit të Projekt Dokumentit të PBA 2026-2028 (Shtojca 2) në Fazën e I-rë dhe Dokumentit të Rishikuar të PBA 2026-2028 në Fazën II, Sekretari i GMS duhet të ngarkojë në mini-panelin e NJVQV:



  • Projekt Dokumentin e PBA 2026-2028 (Shtojca 2) në Fazën e I-rë dhe Dokumentin e Rishikuar të PBA 2026-2028 në Fazën II
  • Tabelat e PBA 2026-2028 (shkarkuar me komandën “Shkarko Tabelat e PBA”)
  • Dokumentacion tjerër shoqërues (opsional).

Ju lutemi, kujdesuni që të ndiqni hapat me kujdes për të siguruar finalizimin e suksesshëm të miratimeve dhe dërgimin e dokumentacionit të nevojshëm në DFV/MF.


Nëse keni ndonjë pyetje ose nevojë për ndihmë shtesë, mos hezitoni të na kontaktoni.


Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

Was this article helpful?

4 out of 4 liked this article

Still need help? Message Us